Shkopet, nisin kërkimet për nxjerrjen e makinës nga ujërat e liqenit

Shkopet, nisin kërkimet për nxjerrjen e makinës nga ujërat e liqenit

Prej orës 13:00 polumbarët e repartit të forcave RENEA kanë nisur kërkimet për nxjerrjen e automjetit nga thellësia e liqenit, me të cilin udhëtonte 23 vjeçari Renis Dobra mbrëmjen e 9 Qershorit.

Struktura e liqenit e bën të vështirë operacionin e polumbarëve për shkak të thellësisë 17 metra dhe errësirës.

Grupi hetimor shpreson të gjejë prova që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Brenda makinës mund të ketë prova të autorëve të cilët dyshohet se morën peng 23 vjeçarin.

Deri tani janë marrë në pyetje disa persona por prokuroria nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen e rëndë.