Rekamë

Familjet që jetojnë në anën jugore të fshatit Shkopet vijojnë të jenë të izoluara prej më shumë se dhjetë vitesh për shkak se ura që i lidhte ato me rrugën nacionale u rrëmbye nga lumi Mat. Në gjithë këto vite ata përdorën fuçia për të dalë nga njëra anë e lumit në tjetrën, por prej javësh as ato nuk përdoren më. Gjin Leka jeton pranë shkollës ngjitur me rrugën nacionale. Ai thotë se në anën tjetër të fshatit ka mbetur totalisht e izoluar një fëmilje prej 5 anëtarësh. Sipas Gjinit, megjithëse disa nga familjet nuk jetojnë më atje, ata kanë banesat e në rast të rindërtimit të urës, rikthehen. Gjin Leka shprehet gjithashtu se familja e izoluar atje nuk mund të kalojë nëpërmjet lumit pasi ka shumë ujë, e ndërsa kalimi nga shkëmbi është tejet i rrezikshëm.

Me 3 Dhjetor të vitit 2010, rritja e nivelit të lumit Mat si pasojë e hapjes së portave të shkarkimit të HEC-it Shkopet, rrëmbeu urën e këtij fshati.