Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti/ Humb jetën tek spitali i Traumës Sajmir Greku, 31-vjeç

Share

Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti që goditi dje vendin. Mësohet se ka humbur jetën tek spitali i Traumës Sajmir Greku, 31-vjeç. Ai është djali i Përllumb dhe Çelnike Grekut.

25 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

Read more

Local News