Rekamë

22 mijë banorë të Matit kanë marrë 1 dhe dy doza të vaksinës antiCovid. Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, thanë se çdo ditë po rritet kërkesa e qytetarëve për tu vaksinuar.

Të gjitha pikat vaksinatore që janë ngritur në të gjithë rrethin e Matit kanë funksionuar normalisht, duke ju dhënë mundësinë qytetarëve të vaksinohen në pikën më të afërt.

22 mijë të vaksinuarit deri tani janë të moshës mbi 18 vjeç, ndërsa gjatë muajit Shtator dhe dy javëve të para të Tetorit, mësohet se kërkesat më të mëdha kanë qenë e të rinjëve, të cilët do të ulen në auditoret e universiteteve por edhe të atyre që duan të udhëtojnë jashtë vendit.

Sa i përket rasteve të reja të infektimevem, ditët e fundit ato kanë qenë zero në Mat, ndërsa një ditë më parë vetëm një rast i ri u shënua në Dibër.

 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.