Rekamë

Edhe gjatë fundjavës që lam pas numri i qytetarëve të infektuar me sarscov2 në Qarkun Dibër ka ardhur në rritje. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në të katër bashkitë e këtij qarku janë 100 të infektuar aktiv me Covid-19.
Trendi i rritjes së infektimeve është në të gjithë vendin, ku numrin më të madh vijon ta mbajë Tirana me afro 5700 të infektuar. Aktualisht i fundit renditet qarku Kukës me afro 50 të infektuar.
Duke parë numrin në rritje të infektimeve Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.