Rekamë

Bashkia e Klosit vijon punën për vendosjen në efiçencë të të gjitha godinave arsimore në mënyrë që të hënën e 16 Shtatorrit të jenë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2019 – 2020.

Por deri tani puna ka mbaruar pothuajse në të gjitha objektet arsimore të njësive administrative Klos, Gurrë e Suç. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Klos, Albert Çollaku duke bërë një panoramë të ndërhyrjeve që janë bërë deri tani si dhe kërkoi bashkëpunimin e banorëve për mirëmbajtjen e rrjeteve të furnizmit me ujë dhe energji elektrike të shkollave.

Ndërkohë Çollaku thotë se të hënën e gjithë puna do të përqendrohet në Njësinë Administrative Xibër për të bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në shkollat e kësaj njësie.