Shkolla e Suçit, hapet një “dritë në fund të tunelit”

0

Nxënësit që frekuentonin godinën e shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” në Suç do të duhet të përgatiten që edhe vitin e ardhshëm shkollor të mbarojnë në shkolla të tjera. Por një dritë në fund të tunelit e jep Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu i cili deklaron për Mat Televizion se i është hapur rrugë financimit për ndërtimin e një godine të re. Prefekti Shehu thotë se financimi i këtij objekti do të jetë mes bashkisë Klos dhe Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, pushteti vendor ka miratuar me vendim të këshillit bashkiak shumën e parave të kërkuara për bashkëfinancimin me ministrinë.

 Vitin e kaluar nxënësit dhe prindërit e shkollës së mesme të bashkuar “Haxhi Lata” në Suç zhvilluan disa protesta, por në fund ata e nisën dhe e mbaruan vitin e ri shkollor në objekte të tjera. Kjo godin është nxjerrë e papërdorshme në Qershor të vitit 2020, ku sipas ekspertëve përbën rrezik për personelin dhe nxënësit.