Rekamë

Godina e shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” Suç vijon të jetë e mbyllur që prej Qershorit të vitit 2020. Objekti u shpall i rrezikshëm nga specialistët e Institutit të Ndërtimit në Tiranë të cilët konstatuan në të çarje në anën veriore.

Që prej Muajit Qershor të 2020-tës, në këtë objekt nuk u zhvillua mësim. Në fillimin e vitit të ri shkollor 2021 – 2022 prindër e banorë të fshatrave të nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë protestuan, duke kërkuar që shkolla të rihapej pas nuk kishte rrezikshmëri. Megjithtë protestat e vazhdueshme, autoritetet vendosën që ajo të mos rihapej. Bashkia e Klosit u shpreh në atë periudhë se kishte hartuar dy projekte, njëri për rikonstruksion e tjetri për ndërtim nga e para. Por deri tani, asnjëri nga këta projekte nuk ka gjëtur financim edhe pse janë depozituar pranë Ministrisë së Arsimit.

Për shkak se godina aktuale është e mbyllur nxënësit që kanë mësuar më parë aty vijojnë ta zhvillojnë mësimin në shkolla të tjera siç është “Ibrahim Tema” në fshatin Kurdari e shkolla të tjera të Bashkisë së Klosit.

Mat Televizion i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Arsimit për këtë problem, por ende nuk ka një përgjigje nga ky institucion.