Ballina AKTUALITET Shkodra nën pushtetin e ujit, 3 mijë hektarë tokë e përmbytur

Shkodra nën pushtetin e ujit, 3 mijë hektarë tokë e përmbytur

0

Situata në Shkodër ende nuk është normalizuar, teksa  vijon ende të mbeten nën pushtetin e ujit rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore.

Rruga e Obotit nuk kalohet as nga mjetet e ushtrisë. Ndërsa, paraditen e sotme është raportuar së një fëmijë 5-vjeçar me shenja helmimi, që prej pasdites së djeshme, vetëm në mëngjes ka mundur të transportohet në spitals, duke dalë nga fshati me varkë.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja Voltana  Ademi vijon të kërkojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe akuzon qeverinë se jo vetëm nuk po ndihmon, por është penguar përmes zgjatjes së procedurave dhënien e ndihmave për zonat e përmbytura.

Exit mobile version