Rekamë

 Forcat Renea, kanë zbarkuar sërish ditën e sotme në Shkodër.

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se forcat Renea kanë mbërritur në Shkodër këtë të premte, në vijon të operacionit kundër paligjshmërisë për të goditur strukturat kriminale në vend.

Mësohet se në fokus të këtij aksioni janë personat me rrezikshmëri të lartë, persona të shpallur në kërkim dhe që i janë shmangur drejtësisë deri tani.