Prokurori Besim Hajdarmataj kaloi me sukses në muajin tetor procesin e Vetting-ut, por këtë të premte, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Hajdarmatajt si prokuror. 

***

Në shkallën e parë të Vettingut, sipas ILDKP, deklarimi i tij i pasurisë ishte i saktë, kishte burime financiare të ligjshme, nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.

Në deklaratën për vetting-un, Hajdarmataj ka deklaruar llogari bankare 5 milionë dhe 1 milion leke. Burime janë të ardhurat nga paga dhe kursimet; gjendje kesh 500 mijë lekë, burim nga paga; llogari rrjedhëse: 900 mijë lekë. Ndërkohë, dhuratë nga vëllai në Angli ka pasur 6 000 euro dhe 4 000 paundë. Analiza financiare e Hajdarmatajt është pozitive në periudhën 2003-2016.

Për sa i përket figurës, sipas DSIK, Hajdarmataj është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.