
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit përjashtoi përfundimisht nga PD liderin historik të demokratëve.
“Vizioni per te ardhmen? Bunkerizim dhe perjashtim”, shkruan Shkëlzen Berisha, i cili i referohet deklaratave të Bashës, i cili është shprehur vazhdimisht se demokratët zgjodhën të ardhmen në Kuvendin e 18 Dhjetorit.
Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë së mbajtur dje në selinë e PD, u vendos që të përjashtohen edhe 8 anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit:
- Bujar Nishani
- Flamur Noka
- Albana Vokshi
- Edmond Spaho
- Arben Ristani
- Klevis Balliu
- Keltis Kruja
- Rigels Muçollari