Shkarkimi i Ballukut, Vëmendje Ndërkombëtare mbi Akuzat për Korrupsion
Shkarkimi i Ballukut, Vëmendje Ndërkombëtare mbi Akuzat për Korrupsion
Shkarkimi i Belinda Ballukut një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtëtare.
Balluku u shkarkua, ndërsa ajo përballet me akuzat për abuzime me tenderat publik, akuza që kanë nxitur edhe protestat e opozitës.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, ngriti aktakuzë ndaj Ballukut në dhjetor, nën dyshimin se ka ndërhyrë në dhënien e dy kontratave ndërtimi në vitin 2021, me vlerë mbi 200 milionë euro.
Ndërkohë, Parlamenti pritet të vendosë më 5 mars nëse do të votojë apo jo për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar atë.
Kryeministri, i cili drejton vendin që prej vitit 2013, nuk dha arsye konkrete për shkarkimin e saj, që erdhi në kuadër të një riorganizimi më të gjerë të qeverisë, ku u prekën shtatë poste, përfshirë ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm.
Zëdhënësja e qeverisë, Manjola Hasa, deklaroi se Rama kishte paralajmëruar që në fillim të mandatit se riorganizimet mund të ishin më të shpeshta, ndërsa gjatë katër muajve të fundit kishte refuzuar tre herë dorëheqjen e Ballukut.
Që prej marrjes së saj të pandehur, forca më e madhe opozitare, ka organizuar protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov, ndërsa ka pasur të lënduar si nga radhët e policisë ashtu edhe të demonstruesve.
Shqipëria, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, përballet me presion nga Brukseli për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Zyrtarë të BE-së, kanë deklaruar se po ndjekin nga afër mënyrën se si qeveria po i trajton çështjet e korrupsionit, duke theksuar se progresi në këtë drejtim është kyç për integrimin evropian të vendit.