Shkarkime në HEC-et Ulëz e Shkopet

Shkarkime në HEC-et Ulëz e Shkopet

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë rritur prurjet ndjeshëm në basenin ujor të liqenit të Ulzës. Kjo ka bërë që niveli i ujit të kalojë në pikën maksimale dhe kompania KURUM të nisë shkarkimet. Ndonëse gjatë ditës është parë vetëm një portë e hapur për shkarkime, jashtë kameras banorët thonë se më shumë shkakrimet bëhen gjatë natës. Nuk dihet se sa është sasia e shkarkimeve ndërsa banorët e fushës së Milotit i druhen përmbytjeve. Po ashtu, problem shkakton edhe në strukturën e urës me harqe e njohur si “Ura e Zogut”, pasi me dëmtimin që kanë pësuar këmbët e saj, prurjet e larta të lumit Mat mund ta rrezikojnë në shembje të plotë. Ndërsa shqetësim i vazhdueshëm mbetet fshati Urakë e Rukaj banorëve të të cilëve ju përmbyten toka bujqësore nga prurjet e tepërta të lumit Mat. Ne tentuam të kontaktojmë me drejtues të kompanisë që administron HEC Ulëz, por nuk ishte e mundur deri në publikimin e këtij lajmi. Kujtojmë se në vitin 2010, hapja e portave të shkakrimit të HEC-eve Ulëz e Shkopet shkaktoi dëme të shumta në fushën e Milotit, e po ashtu edhe në dëmtimin e urave nga Shkopetit deri në Skuraj.