Shiu përmbyt lagjet e Bulqizës, pritet akoma ndërhyrja e bashkisë

0

Mosfunksionimi siduhet i kanaleve kulluese mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës ka bërë që uji të vërshojë në rrugë e biznese. Që prej mëngjesit të kësaj të premteje, e gjithë zona mes dy lagjeve është nën pushtetin e ujit, duke bërë që shumë biznese të përmbyten. Megjithë situatën e krijuar, aty nuk duket se po ndërhyhet nga ana e pushtetit vendor. Mjete e qytetar duhet të kalojnë në këtë mënyrë në lagjet e qytetit. Vetë qytetarët shprehen se nuk është punuar aspak në mirëmbajtjen e kanalit kullues për të dy lagjet e qytetit, pasi nuk do të kishte ndodhur kjo përmbytje.

Edhe rruga e arbrit mes dy lagjeve është në pushtetin e ujit, ndërsa herë pas here patrullohet nga policia e shtetit për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve me shpejtësi.

Edhe në Dibër pati probleme nga reshjet e shumta të shiut. Dhjetëra hektarë toka u përmbytën si pasojë e daljes së lumit Drin nga shtrati. Tokat e përmbytura në dy anët e Drinit në afërsi të Zall-Dardhës, disa fshatra të Njësisë Administrative Arras, Fushë Çidhën dhe Muhurr. Situata vazhdon të jetë e njëjtë, reshjet vijojnë të jenë me intensitet të lartë.