Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ka nisur ditën e sotme rreth orës 17:00, protesta kundër rritjes së çmimeve.
Edhe pse bie shi, protestuesit kanë marrë çadrat në duar dhe kanë dalë të kërkojnë të drejtat e tyre.
Njëri nga protestuesit ka listuar edhe 3 nga kërkesat e tyre, të cilat janë heqja e çmimit të ushqimeve, energjisë dhe naftën e gazin natyror.
Ai kërkoi nga qeveria që të hiqet TVSH-ja 20% për produktet e shportës, pasi është më e larta në rajon dhe dëmton xhepin e shqiptarëve.
“Ne kishim tre kërkesa. Një kishte të bënte me ushqimet, energjinë, naftën dhe gazin. Kryeministri reflektoi për pikën e dytë, por nuk ka thënë asgjë për ushqimet tjera që janë rritur, buka, qumështi dhe veza. Maqedonia e ka 5% taksën për ushqimet, Kosova 10% dhe vetëm ne e kemi 20%. Duhet të reflektojnë në këtë drejtim”, përfundoi protestuesi.