Rekamë

Shiu i nisur në orët e para të ditës së sotme ka krijuar probleme në aksin e rrugës nacionale Skuraj – Burrel.

Në zonën e Shkopetit ka patur rënie të gurëve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Për pasojë të gjithë ata që udhëtonin në drejtim të Burrelit apo Milotit janë përballur me vështirësi në rrugë pasi ka patur prani të gurëve.

Situata ka vijuar e tillë për rreth 2 orë ku pas ndalimit të reshjeve të shiut dhe me ndërhyrjen e mjeteve dhe punëtorëve të firmës mirëmbajtëse është bërë normalizimi i qarkullimit në aksin e rrugës nacionale Skuraj – Burrel, pasi janë larguar të gjithë gurët nga rruga.

Probleme me rënien e gurëve ka patur edhe në aksin e rrugës së Arbrit në Xibër, si dhe në bypassin e Murrizit por pa krijuar bllokim të qarkullimit të automjeteve.