SHIU FIK ZJARRIN NË MALIN E ALLUSHIT NË KLOS

SHIU FIK ZJARRIN NË MALIN E ALLUSHIT NË KLOS

Një vatër zjarri është shfaqur të shtunën në malin e Allushit mbi fshatin Shëngjun të Bashkisë Klos. Kjo vatër zjarri është riaktivizuar në të njëjtën zonë ku ishte vatra e ndezur para se të fikej nga reshjet e shiut të rëna me 29 Korrik.

Siç duket nga pamjet, zjarri mori përmasa të mëdha një ditë më parë për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur. Ende nuk dihet se si janë riaktivizuar flakët në këtë masiv pyjor, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme.

Vatra e zjarrit në malin e Allushit, e ndihmuar edhe nga era mori përmasa të mëdha duke përparuar deri në teritorin e Bashkisë Bulqizë. Por falë reshjeve të shiut që nisën këtë të hënë në mesditë, u bë e mundur fikja e flakëve në një bimësi ku dominojnë dushqet.

Kjo ishte vatra e vetme aktive e zjarrit në të gjithë qarkun Dibër pasi vatrat e tjera u fikën nga reshjet e shiut të fundkorrikut.