“Shitja” e minierës tek kompania turke, flasin bulqizakët: Turqit do të na ulin pagat

0
14

Kompania Albchrome pjesë e “Balfin Group” ka transferuar pronësinë e minierës e Bulqizës tek një kompani turke, Yildirim International Mining Investments. Tashmë kjo shitje është zyrtarizuar, gjë të cilën e konfirmojnë edhe grupet sindikale të minatorëve të Bulqizës. Shitja e minierës tek kopmania turke, për qytetarët, ish minatorët dhe minatorët e Bulqizës, nuk pritet të sjellë ndryshim për mirë, madje ata shprehen se turqit i kanë paralajmëruar që tani për ulje pagash.

Albchrome zotëron që prej vitit 2013 konçesionin më të madh minierat të kromit në Shqipëri në zonën e Bulqizës, fabrikën e ferrokromit në Komsi, si dhe fabrikën e ferro-kromit në Elbasan. Në vitin 2016 qeveria i shtyu për dhjetë vite konçesionin Albchrome. Nisur nga ky fakt, kompania turke Jëlldërëm, do të jetë zotëruese e minierës së Bulqizës deri në vitin 2026.