Shitësi i lakrave në fshatin “Vakuf” të Dibrës

Shitësi i lakrave në fshatin “Vakuf” të Dibrës

Ish mjeku veteriner, Gjuri Dida nga fshati Vakuf i Dibrës, ndonëse ka dalë në pension, vijon të merret me bujqësi. Ai tregon se për shkak të vlerës së ulët të pensionit është detyruar që të vijojë të punojë edhe pas daljes në pension për të ndihmuar të ardhurat e tij ekonomike. Ish mjeku që ka punuar për 40 vite në sistemin e shëndetësisë për kafshët shprehet se as bujqësia nuk është aty ku duhet. Sipas tij mungesa e mbështetjes nga shteti ka bërë që ky sektor të jetë shumë i vështirë. Gjuriu ka kultivuar lakër por thotë se nuk po gjen treg ndaj dhe e shet në vende të ndryshme si në fshat, qytetin e Peshkopisë e eherë herë del në rrugën nacionale Peshkopi – Tiranë.

Nga ana tjetër, Gjuri Dida shprehet se merret edhe me kultivimin e grurit por edhe ai është pa leverdi për shkak të kostos së lartë të punimeve apo farërave.

Një tjetër problem me të cilin përballen fermerët është edhe mungesa e fuqisë punëtore pasi të rinjt janë larguar në emigrim.