Shitësi i gjelave të detit
Festat e fundvitit kanë simblokin e mishit të gjelit të detit që në zonat tona shumë pak e mbarështojnë. Në Burrel, është Ilmi Shira i cili prej 4 vitesh merret me rritjen e pulave të detit të cilat i nxjerr në teg në prag të ndërrimit të viteve. Ilmiu tregon se këtë punë e nisi rastësisht vitin e parë dhe duke qenë se i shiti të gjitha e vazhdoi edhe vitet e tjera. Vitin e kaluar, thotë Ilmiu i kam shitur të gjitha pulat, ndërsa për këtë vit ende nuk e di. Ai shpreson që t’i shesë pasi janë e vetmja e ardhur ekonomike për familjen e tij. Fermeri Ilmi Shira thotë se kujdeset e gjithë familja për pulat e detit ndërsa nuk përdor asnjë stimulues për rritjen e peshës së tyre por vetëm ushqim me misër, bukë dhe në kullotë të hapur. Ilmiu shpreson që edhe këtë vit t’i shesë dhe vitin tjetër të shtojë akoma më shumë.
Këtë vit, fermeri Ilmi Shira thotë se ka 120 krerë pula e