Ballina AKTUALITET Shirat shembin gurët dhe mbushin kanalet e rrugës Qaf Buall  – Bulqizë

Shirat shembin gurët dhe mbushin kanalet e rrugës Qaf Buall  – Bulqizë

0

Sa herë ka reshje shirash, në aksin rrugor Qaf Buall – Bulqiza pjesë e rrugës së Arbrit, ka rënie masive të gurëve. Si rezultat i mungesës së rrjetës mbrojtëse në të dy anët e kësaj rruge, gurët vërshojnë poshtë duke bllokuar kanalet kulluese anësore.

Megjithëse ato pastrohen, situata përsëritet sa herë ka reshje shirash. Në shumë raste gurët që rrëzohen nga të dy anët e rrugës përfundojnë në asfalt, ndërsa më së shumti ata bllokojnë kanalet.

Kjo zonë ka qenë vazhdimisht problematike që me hapjen e saj më shumë se 12 vite më parë. Mosrivitalizimi i skarpatave në të dy anët e rrugës sidomos në zonën në afërsi të varrezave të qytetit të Bulqizës, ka krijuar vazhdimisht probleme.

Drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje të institucioneve përgjegjëse pasi në shumë raste, gurët biejnë në mënyrë të papritur në rrugë dhe bëhen lehtësisht burim aksidetesh.

https://youtu.be/Z54vYnFSZtA

Më shqetësuese situata është për të gjithë ata që qarkullojnë për herë të parë në këtë segment rrugor, pasi nuk e njohin terrenin dhe problematikat ashtu siç duhet.

Exit mobile version