Ballina SOCIALE Shirat nxjerrin në pah ndotjen e mjedisit, mbeturinat mbeten në bimësinë e...

Shirat nxjerrin në pah ndotjen e mjedisit, mbeturinat mbeten në bimësinë e shtratit të lumit Mat

0

Ndotja e mjedisit si pasojë e hedhjes pa kriter të mbeturinave të ndryshme është një fenomen 30 vjeçar në vendin tonë e siduket do të duhet kohë që të marrë fund.
Vija lumore e Lumit Mat e nxjerr në pah më së miri ndotjen që shkaktohet që nga Plani i Bardhë e deri në liqenin e Ulzës. Shirat e fundit kanë treguar edhe njëherë që situata e ndotjes së ambjentit është serioze sidomos në zonat rurale.
Këto pamje që shihni janë të shtratit të lumit të Matit mes fshatrave Dom e Suç të Bashkisë së Klosit. Siç duket, mbeturinat kanë mbetur në bimësi pas rënies së nivelit të ujit të lumit si pasojë reshjeve të shumta të shirave të pak ditëve më parë.
Pamja është e njëjtë në të gjithë shtratin e Lumit të Matit, ku bimësia anash saj është e dekoruar me mbeturina nga më të ndryshme si qese plastmasi apo edhe shishe të shumta plastike.
Tashmë pastërtia e ujit është në kontrast me pamjen anësore të shtratit të tij.
Mbeturinat që grumbullohen në ditët me shi nga rrjedha e lumit Mat përfundojnë në liqenin e Ulzës, duke lënë pasoja në jetën ujore të këtij liqeni.

Exit mobile version