Reshjet e shumta të shiut që përfshinë mbrëmjen e kaluar vendin tonë, kanë krijuar probleme edhe në lëvizjen e automjeteve. Aksi i rrugës së Arbrit pati disa probleme me rënie gurësh e dherash në disa pika. Po ashtu, pati zona ku ujërat e shiut përfunduan në asfalt. Më problem ishte kalimi në bajpasin e Murrizit gjatë orëve të para të ditës. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur me rënie gurësh. Po ashtu në Qafën e Murrizit ka patur edhe reshje dëbore, por që nuk kanë penguar qarkullimin e automjeteve.

Problemet e tjera në këtë rrugë vijojnë të jenë të njëjta si në deformimin e asfaltit, apo dëmtimet që ka pësuar në rrugën lidhëse në fshatin Fshat të Klosit. Ndonëse është një rrugë e papërfunduar ende, aksi i rrugës së Arbrit ka thither thuajse gjithë trafikun e automjeteve që lëvizin nga Qarku Dibër drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Enver Doçi