Hartes së qyteteve te prekur nga termeti i 26 nentorit i shtohen edhe qarqe te tjera. Përveç Durrësit, Tiranës dhe Lezhës që janë edhe qarqet më të dëmtuara, në listë janë shtuar Dibra, Kukësi, Fieri, Elbasani dhe Berati. Aktualisht nga strukturat shtetërore janë përllogaritur paraprakisht dëmet në Durrës, Tiranë, Lezhë, Elbasan, Kukës dhe Dibër. Nga të dhënat e grumbulluara deri në mesditen e 3 dhjetorit 2019 bilanci i demeve shkon në total jane 1183 shtëpi të shembura, 5497 të dëmtuara rëndë dhe 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë. Sa i takon pallateve, 558 janë të dëmtuara rëndë dhe 335 të dëmtuara lehtë. Dëme janë evidentuar dhe në biznese, ku vetëm në Tiranë janë identifikuar 146. Dëmtime ka pasur edhe në infrastrukturën publike, me 28 shkolla të dëmtuara, 2 qendra shëndetësore dhe 15 kabina elektrike.

QARQET E PREKURA NGA TËRMETI
Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

DËMET NË BANESA
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ:
Shtëpi të shembura: gjithsej 1183
Në Durrës 1050 shtëpi
Në Tiranë 131 shtëpi
Në Dibër 2 shtëpi
SHTËPI TË DËMTUARA RËNDË: gjithsej 5497
Në Durrës 1311 shtëpi
Në Tiranë 3821 shtëpi
Në Lezhë 168 shtëpi
Në Kukës 150 shtëpi
Në Dibër 13 shtëpi
Në Elbasan 34 shtëpi
SHTËPI TË DËMTUARA LEHTË: gjithsej 3520 shtëpi
Në Tiranë 3199 shtëpi
Në Dibër 73 shtëpi
Në Elbasan 248 shtëpi
PALLATE TË DËMTUARA RËNDË: gjithsej 558 pallate
Në Durrës 35 pallate
Në Tiranë 461 pallate
Në Lezhë 56 pallate
Në Kukës 4 pallate
Në Dibër 1 pallat
Në Elbasan 1 pallat
PALLATE TË DËMTUARA LEHTË: gjithsej 335 pallate
Në Tiranë 328 pallate
Në Elbasan 7 pallate
SHKOLLA TË DËMTUARA: gjithsej 28 shkolla
Në Tiranë 11 shkolla
Në Lezha 5 shkolla
Në Kukës 3 shkolla
Në Elbasan 9 shkolla
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 në Tiranë
Biznese të dëmtuara: 146 në Tiranë
Qendra shëndetësore: gjithsej 2
Në Tiranë 1 qendër shëndetësore
Në Kukës 1 qendër shëndetësore
PERSONA TË EVAKUUAR, STREHUAR NË HOTELE, ÇADRA, QENDRA SOCIALE E FAMILJE:
Të evakuuar: 3224
Hotele:1961
Çadra: 964
Qendra sociale: 867
Familje: 2525
Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:
Durrës – 9 objekte
Thumanë – 8 objekte
Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.
Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.