Sherr si “në filma” e dy aktorëve, Ledi Lako goditi me dorezë hekuri Gent Hazizin

0
15

Një përplasje fizike ka ndodhur mes aktorëve të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi. Lako, i njohur për rolet e tij në programin “Portokalli” ka goditur me përforcues grushti metalik, Gentian Hazizin dhe mikun e tij Elton Myftiu. Policia thotë se ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët ndërsa ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, – thuhet në njoftimin e policisë.