Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku

një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar plagosjen e

pronares së saj. Sipas burimeve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në banesën e

shtetases M. B., 64 vjeçe. Si pasojë e shpërthimit, ajo ka pësuar dëmtime dhe

është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr

mjekim të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet

e shpërthimit dhe rrethanat e sakta të incidentit.