Shembje gurësh në aksin Qaf – Buall – Bulqizë – Dibër. Firma “Geci” fle gjumë, qyetarët i pastrojnë vetë

0

Aksi rrugor nacional Qaf Buall – Bulqizë – Peshkopi vijon të jetë problem në këtë periudhë, sidomos në segmentin nga qafa e buallit deri tek ura mes dy lagjeve të Bulqizës. Në këtë pjesë ka rënie të vazhgdueshme të gurëve sidomos gjatë drekës për shkak të shkrirjes së tokës. Gurët mbulojnë pothuajse gjithë rrugën, duke u kthyer në burim aksidentesh. Por ndonëse duhej që rrugën ta pastronte firma mirëmbajtëse, atë po e bëjnë çdo ditë kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Qytetarët e Bulqizës që përdorin këtë rrugë për të ecur në këmbë, bëjnë edhe pastrimin e rrugës nga gurët. Të njëjtën gjë bëjnë edhe disa drejtues mjetesh të cilët ndalen për të larguar gurët e rënë, në mënyrë që të shmanget ndonjë aksident. Vetë drejtuesit e mjeteve dhe banorët shprehen se një gjë të tillë e bëjnë për humanizëm, pasi është detyrë e autoriteteve që të mbajë rrugën e pastër dhe të sigurtë.