Shembje dherash në aksin Herebel - Peshkopi, rrezik bllokimi i qarkullimit

Shembje dherash në aksin Herebel - Peshkopi, rrezik bllokimi i qarkullimit
Aksi rrugor Herebel – Peshkopi, i ndërtuar vitin e kaluar si pjesë e lotit të tretë të rrugës së Arbrit, rrezikon të bllokohet. Një masiv i madh dheu i është drejtuar rrugës, duke ngushtuar hapsirën kaluese të automjeteve. Për shkak të pranisë së baltës dhe dherave, aksi është bërë problematik për drejtuesit e automjeteve, pasi kthehet në akull duke vënë në rrezik jetën e të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Peshkopisë. Aksi në fjalë është pjesë e rrugës së Arbrit dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 10 milion euro. Ky segment rrugor ka përfunduar në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, ndërsa shpesh ka shfaqur problematika të ndryshme për banorët që jetojnë përgjatë tij. Vazhdimisht banorët janë ankuar për pasigurinë që shfaq kjo rrugë që nga ndërtimi i saj. Mungesa e kufizimit të shpejtësisë, apo dhe ndërtimit siç duhet të skarpatës, ka bërë që banorët shpesh të kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve pasi jeta e tyre vihet në rrezik.