Shembje dherash në afërsi të Skurajve

Shembje dherash në afërsi të Skurajve
Veç problemit të rënies së gurëve herë pas here në zonën e Shkopetit, rruga nacionale Burrel – Skuraj po përballet edhe me shembjen e dherave. Një sasi e madhe dheu ka rënë në afërsi të varrezave të fshatit Ferr Skuraj, duke bërë që të ngushtojë një pjesë të rrugës. Siç shihet nga pamjet, drejt asfaltit është drejtuar një sasi e madhe dheu e cila ka nisur të rrëshqasë me reshjet e fundit të shiut. Edhe pse kjo përbën një rrezik të shtuar për të gjithë ata që udhëtojnë në drejtim të Burrelit apo anasjelltas, deri tani nuk është marrë asnjë masë për lagimin e masivit të dheut të rënë në rrugë, e as për pengimin e shembjes së mëtejshme. Firma e cila ka për mirëmbajtje këtë ask rrugor si pjesë e kontratës B të rrugëve të rajonit Qendër Verilindje, është kujdesur më shumë për largimin e gurëve në segmentin e Shkopetit, duke anashkaluar këtë pjesë të rrezikshme. Shembja e vazhdueshme e dherave në këtë segment rrugor mund të sjellë bllokimin total të qarkullimit ndaj drejtuesit e automjeteve kërkojnë që të merren masa sa më parë në mënyrë që bllokimi të mos ndodhë.