Shembje dhe gropa në rrugën nacionale Burrel – Skuraj

0

Shembja e rrugës në këtë segment është kthyer në burim aksidentesh. Mjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës duhet të dalin në kah të kundërt. E vetmja sinjalitikë është kjo pranë çedimit, ndërsa nuk ka asnjë sinjalistikë tjetër paralajmëruese më larg, ndonëse shembja vjen pas një kthese të padukshme.
Banorët e Bazit thonë se shkak për këtë gjendje është bërë bllkokimi i kanalit kullues anësor. Nëse do të ishte pastruar kanali mbi pjesën e shembur atëherë ky çedim do të shmangej. Banorët shprehen se firma mirëmbajtëse nuk e mirëmban siduhet rrugën edhe pse paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptar.
Shembja në këtë pjesë të rrugës, çedimet e shumta në të gjithë gjatësinë e aksit si dhe gropat e mëdha në asfalt e kanë bërë këtë rrugë jo vetëm problematike për të qarkulluar në të, por edhe tepër të rrezikshme për të gjithë përdoruesit e saj.