Kjo pamje që shihni teksa kaloni në rrugën nacionale Burrel – Skuraj në segmentin e Shkopetit, qëndron e tillë prej më shumë se dy vitesh. Shembja e murit mbrojtës të kësaj rruge, ka detyruar firmën mirëmbajtëse të mëparshme dhe atë aktuale, të vendosin këtë sinjalistikë për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve opër rrezikun. Por, dëmtimi vijon të ndodhë për shkak edhe të reshjeve të fundit. Hapsira boshe poshtë asfaltiot është zgjeruar, duke vënë në rrezik të gjithë ata drejtues mjetesh dhe udhëtar që kalojnë në këtë aks rrugor. kjo duket qartë edhe nga çarja e shtresës asfaltike e cila ka kaluar më shumë se në gjysmën e karrexhatës. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky dëmtim rruge është shumë i rrezikshëm pasi në rast të shembjes teksa kalon mbi të, përfundon në liqenin e Shkopetit. Ata thonë se i kanë bërë apel disa herë institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
Veç problematikave të tjera si në rënien e gurëve apo dherave, ky aks rrugor rrezikon seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës pasi kjo pjesë është gati në shembje të plotë.
Enver Doçi