
Kanali vaditës i Klosit është dëmtuar këtë të Mërkurë duke lënë pa vaditje të mbjellat e fermerëve të luginës së Matit. Dëmtimi i këtij kanali ka ndodhur në afërsi të qytetit të Klosit ku uji ka vërshuar në të mbjellat e banorëve dhe banesat që ndodheshin poshtë tij. Të parët që kanë dalë për të shmangur dëmet që mund të shkaktonte rrjedha e ujit kanë qenë vetë familjarët që jetonin poshtë kësaj vepre vaditëse. Ata thanë se shembja ka qenë e menjëhershme dhe se e kanë vënë re vetëm kur uji ka shkuar pranë banesës. Ismet Çollaku thotë se sasia e madhe e ujit ka shkaktuar dëme në të mbjella.
Sink… Ismet Çollaku – Banor
Pas marrjes në dijeni të këtij problemi, specialistët e Bashkisë Klos por dhe të drejtorisë së ujitjes dhe kullimit Durrës sektori Mat, kanë ndërhyrë duke ndërprerë furnizimin e kanalit me ujë nga lumi i Matit. Më pas ka nisur puna për riparimin e shembjes në mënyrë që uji të rikthehet tek fermerët sa më shpejt.