
Ndonëse ky objekt natyror nuk ishte tek lista e Ministrisë së Kulturës si i mbrojtur, për banorët e zonës kishte shumë domethënie pasi mbarte një histori të trashëguar nga brezi9 në brez. Sipas gojëdhënave thuhet se guri e ka marrë emrin “Guri i nuses” sepse pikërisht vetë një nuse e re është shndërruar në gurë. Gojëdhënat thonë se nusja e cila po kalonte me krushqit në këtë anë, nuk ju dorëzua djalit të beut që i kish prerë rrugën i cili i vrau të gjithë dasmorët që kishte me vete e për të mos rënë në dorë të tij, nusja u bë gurë. Legjenda e këtij guri ishte e njohur jo vetëm për fshatin por edhe më gjerë. Sami Kadiu shprehet se shembja e tij ka ardhur si neglizhencë e pushtetit vendor pasi ishte paralajmëruar muaj më parë, për shkak të plasaritjeve që kishte marrë guri.
“Gurin e Nuses” në fshatin Mishtër nuk mundi ta shpëtojë jo vetëm pushteti vendor por as banorët të cilët e ruanin me shumë fanatizëm historinë e tij. Ky objekt natyror mund të kthehej fare lehtë në një atraksion turistik, por fatkeqësisht ai nuk është më.