Shehu, për masat e marra për vënien në funksion të sistemit vaditës, 15 qershori është dhe afati i fundit

0

Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, para disa ditësh ka mbledhur në një takim përfaqësues të katër bashkive të qarkut Dibër, për masat e marra për vënien në funksion të sistemit vaditës, pasi data 15 qershor është dhe afati i fundit për aksesueshmërinë e vaditjes përmes këtij sistemi.

Prefekti Shehu u ka kërkuar të gjitha bashkive që të marrin masa për pastrimin e të gjitha veprave vaditëse, duke e vënë theksin tek vepra më e madhe – kanali vaditës i Klosit.

Një vëmendje e veçantë Prefekti Shehu kërkoi që t’i kushtohet edhe rezervuarve vaditës që të jenë funksionalë, së bashku me rrjetin e kanaleve të tyre, pasi gjatë stinës së dimrit, një pjesë e këtyre kanaleve janë dëmtuar nga shembjet.

Krahas veprës vaditëse më të madhe në qark, kanalit të Klosit, prefekti Shehu u ndal edhe në vëmendjen që i duhet kushtuar rezervuarit të Bllacës, në Njësinë Shupenzë, Bashkia Bulqizë, i cili vadit qindra hektarë tokë bujqësore.