Rekamë

Punonjësit e zyrave të aplikimeve në Bashkitë Mat e Klos ende nuk janë shtuar për të përballuar fluksin në rritje të aplikimeve për dokumentët biometrik. Pas kërkesës së prefektit të qarkut Dibër bërë Ministrisë së Brendshme, kjo e fundit i ka kërkuar kompanisë ALEAT për shtimin e zyrave. Ndonëse pritej që ato të ishin hapur, ende vijon puna me një specialist. Megjithatë prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thotë se pranë zyrave të aplikimeve në qytetet Burrel e Klos specialistët e rinj nisin punën nesër, ndërsa hapja e zyrës në Komsi pritet të bëhet brenda pesë ditëve.
Qytetarët janë dyndur në zyrat e aplimieve për të rinovuar dokumentët. Pjesa më e madhe e tyre janë pensionistët pasi nuk mund të tërheqin pensionin me letërnjoftimet e skaduara.