Shehu: Bashkitë kanë miratuar bonusin e qerasë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti
Tërmeti që goditi vendin tonë tre javë më parë me epiqendër Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit la pasoja. Por për prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, pushteti vendor nëpërmjet komisioneve të ngritura po bën të gjitha përllogaritjet e dëmeve sipas shkallës së tyre në çdo objekt të vlerësuar si i dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit. Sipas tij, deri tani pushteti vendor ka kaluar në këshillat bashkiak disa dosje për nisjen e procedurave të dëmshpërblimit.
Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se nuk është lejuar asnjë familje apo individ që të vijojë të jetojë në banesa të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme nga ekspertët e fushës.
Në Qarkun Dibër pasoja të rënda la edhe tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, ku disa familje mbetën në qiell të hapur, por për shkak se zona nuk u përfshi në atë të emergjencës, nuk kanë përfituar nga plani i rindërtimit.
Dritan Kurti