Sh.K.M.G.V, çanta e mjete didaktike për fëmijët jetim në Bashkinë e Matit
Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2025 – 2026, Shoqata Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël dega Mat, ka menduar t’ju vijë në ndihmë fëmijëve jetimë. Në aktivitetin e zhvilluar në ambjentet e Pallatit të Kulturës i pranishëm ishte edhe Administratori i Njësisë Administrative Burrel, Mexhit Sina i cili falenderoi Shoqatën si dhe shprehu gatishmërinë në emër të Bashkisë për bashkëpunime të tjera.
Presidenti i Shoqatës Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël, Adriatik Gega, tha se ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit donacioni është përgatitur nga drejtuesja e shoqatës së degës Mat, Mimoza Kurti e cila nuk e harron kurrë vendlindjen e saj.
Mimoza Kurti, vajza e arkeologut të mirënjohur matjan, Dilaver Kurti e cila tashmë drejton këtë shoqatë për degën e Matit, tha se kontributi i saj por jo vetëm, i gjithë familjes do të vijojë të jetë në Mat, sidomos në mbështetje të grupeve vulnerabël. Kurti tha se vetëm me arsim dhe duke e mbështetur atë, shoqëria do të jetë më e mirë dhe do të ecë përpara.
Gjithashtu takimin e përshëndeti edhe anëtarja e kësaj shoqate Mimoza Shehi.
Fëmijët dhe të pranishmit e tjerë falenderuan donatorët të cilët u mundësuan këto mjete të domosdoshme për shkollimin e tyre.