“Sezoni i kërpudhave”, fëmijët e vegjël mundohen të sigurojnë mbijetesën

0
11


Muajt e fundit të pranverës dhe muajt e parë të vjeshtës janë periudhat ideale për daljen e kërpudhave të egra. E këtë e shfrytëzojnë më së miri banorët që kanë afër tyre masive pyjore kryesisht lisi.
Ndërkohë fëmijët e vegjël janë kthyer në gjuetar të kërpudhave të cilat më pas i tregtojnë anash rrugëve ku ka lëvizje të mëdha automjetesh.
Këta fëmijë, kanë sfiduar edhe zvarranikët e rrezikshëm gjatë mbledhjes së kërpudhave nëfshatrat e bashkisë së Klosit. Ata shprehen se këtë e bëjnë për të siguruar të ardhura. Në një ditë në këtë periudhë ata fitojnë deri në 500 lekë të reja secili.
Më shumë se si punë, fëmijët e shohin si pasion e pse jo, për të nxjerrë edhe disa të ardhura për veten e familjet e tyre.