Rekamë

Qytetarët e Klosit vijojnë të përballen me radhë të gjata në zyrën e aplikimeve për dokumentët biometrik. Ndonëse në këtë zyrë duhej të ishin dy punonjës për të përballuar fluksin në rritje, edhe këtë të martë, aty ishte vetëm një. Kjo ka bërë që qytetar të moshave të ndryshme të rrijnë në radhë për orë të tëra. Qytetarët thonë se kjo situatë duhet zgjidhur sa më shpejt pasi fluksi do të vijë në rritje deri në fund të vitit.

Kompania që kryen aplikimet me dokumentët biometrik ka deklaruar se do të shtojë numrin e punonjësve apo të zyrave, por në Bashkitë Mat e Klos ende vijon të ketë radhë.