Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikon videon: Tom Doshi caktoi kandidaten e PS në Shkodër. Rama-Doshi, bashkëpunim i pandërprerë

0
18

Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?

Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni per Shkodren, do votojne Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!

https://www.facebook.com/gazmentbardhi.al/videos/470215527921459/?extid=NS-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C