Listës së miliarderëve që kanë dhuruar shuma të mëdhapër të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit i është bashkuar edhe biznesmeni Samir Mane. Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosën sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milionë eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç kësaj shumë të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, që në ditën e parë, i kanë qëndruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjete të nevojshme dhe bazë ushqimore.