Sali Berisha pranon se Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur “non-grata”

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur “non-grata”, duke mos i lejuar hyrjen në territorin e saj.



Ditën e djeshme ishte i dërguari i posaçëm i MB në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, që deklaroi se disa individë shqiptarë janë sanksionuar për shkak të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin, por ky shtet nuk i publikon emrat dhe ata janë konfidencialë.


Megjithatë, Berisha e ka pranuar dhe ka lexuar edhe arsyet e këtij vendimi ndaj tij, që janë lidhjet me krimin e organizuar, korrupsion dhe pasurimi e tij dhe rrethit të njerëzve pranë tij.



Berisha deklaroi se “ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”.