Një grua ka humbur jetën papritur gjatë funeralit të nënës së saj, e cila vdiq nga koronavirusi. Gruaja britanike raportohet se vdiq nga një atak në zemër. Laura Richards filloi të kishte dhimbje në kraharor ndërsa varroste nënën e saj Julie Murphy 63 vjeçare në Atherstone Cemetery në Warwickshire.

Motra e 32 vjeçares, Lisa Green tha se ajo, bashkëshorti i saj dhe motra tjetër Kelly Murphy u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar për ta mbajtur gjallë ndërsa vinin mjekët por nuk mundën. Pavarësisht përpjekjeve Richards, e cila kishte probleme shëndetësore, u shpall e vdekur në spital.