Rrugët rurale në Bashkinë Mat në gjendje të vështirë, kryebashkiaku Malaj: Na pengoi situata e Covid-19

0

Mirëmbajtja e rrugëve rurale në Bashkinë Mat është një ndër sfidat më të mëdha që duhet të përballet vazhdimisht pushteti vendore. Rrugët rurale të paasfaltuara kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme, pasi rikthehen gati të pakalueshme.

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, tha se shkak për këtë problematikë të krijuar është bërë pengesa e riparimit të mjeteve në këto dy muaj. Ndërkohë premton që shumë shpejt mjetet do të dalin në rrugë, ndërsa nga mesi i muajit Qershor, do të vijnë edhe mjetet e reja, që do të shtojnë forcën e drejtorisë së shërbimeve për të bërë punë voluminoze në rrugët rurale.

Bashkia e Matit ka në total 410 kilometra rrugë rurale të pasafaltuara.