Ballina SOCIALE Rrugët e Lagjes së Re të Bulqizës të pushtuara nga akulli

Rrugët e Lagjes së Re të Bulqizës të pushtuara nga akulli

0

Rrugët e lagjes së Re të qytetit të Bulqizës janë të gjitha të pushtuara nga akulli. Banorët e kësaj lagjeje thonë se kanë frikë të dalin në mëngjes nga banesat pasi ku të hedhin këmbën, ajo do të bjerë mbi akull. Frika se mos rrëshkasin e pësojnë fraktura është tek mosha e tretë dhe fëmijët që shkojnë në mëngjes në shkollë. Ngrica në rrugët e kësaj lagjeje ka ardhur si rezultat i vërshimit të ujërave natyral që zbresin nga mali. Por qytetarët thonë se kanalizimet e kësaj lagjeje, madje edhe në rrugët e rikonstruktuara sëfundmi nuk janë siç duhen, pasi uji vërshon përmes rrugës. Gjatë natës ai kthehet në akull pasi temperaturat në ditët e fundit kanë zbritur deri në – 15 gradë Celsius, duke u bërë një rrezik i madh për qytetarët e Bulqizës.
Situata pritet të ndryshojë vetëm me rritjen e temperaturave, pasi Bashkia Bulqizë ende nuk ka marrë asnjë masë nga ana e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=l0aOY_ZkrAU&ab_channel=MATTELEVIZION
Exit mobile version