Nga e marta e 21 nëntorit 2023 e në vazhdim, rruga hyrëse në parkun “Mbretëresha Geraldinë”, në qytetin e Burrelit, do të mbajë emrin e klerikut Hafiz Musa Stafasani, “Dëshmor i Atdheut”. Me vendim të këshillit të Bashkisë Mat, emri i klerikut do të përjetësohet në këtë rrugë. Ndërkohë, këtë të martë është bërë edhe zbulimi i pllakës që do të mbajë emrin e Hafiz Musa Stafasanit, ku morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, familjarë të tij etj. Kryetari i Këshillit të Bashkisë Mat, Altin Bojni lexoi vendimin e këshillit.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, tha se figura të tilla si “Dëshmori i Atdheut” Hafiz Musa Stafasani nderojnë gjithë Matin.
Në emër të familjes Stafasani, përshëndeti stërmbesa e “Dëshmorit të Atdheut” Hazif Musa Stafasani, Dorela Duka e cila falenderoi autoritetet vendore për përjetësimin e emrit klerikut.