Rruga Shoshaj – Urakë degradohet pas reshjeve të shiut

0

Reshjet e shiut të rëna një ditë më parë kanë nxjerrë në pah problematikën e madhe që ka rruga Shoshaj – Urakë e cila shërben jo vetëm për katër Njësisë Administrative të Bashkisë Mat, por edhe për qarkullimin e mjeteve drejt Rrëshenit dhe Kosovës. Në këtë aks rrugor të përfunduar në vitin 2014 të gjitha llojet e mjeteve e kanë të vështirë të lëvizin në të.

I gjithë aksi nga Ura e Matit e deri në Urakë është i dëmtuar pasi ka prani të gropave të mëdha, dhera që kanë rënë në asfalt, pemë që kanë bllokuar fushëpamjen dhe kanale kulluese të bllokuara. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge shprehen se është trup që kjo rrugë të jetë në këtë gjendje pasi ka kushtuar miliona euro.

Aksi rrugor Shoshaj – Urakë – Rrëshen u ndërtua me dy lote, ndërsa më problematike situata vijon të jetë në segmentin nga kufiri administrative që ndan Bashkitë Mat e Mirditë e deri tek Ura e Matit.