Rekamë

Rruga Rrëshen – urakë vijon të jetë problem për përdoruesit e saj. Gjendja e degraduar e kësaj rruge është kthyer në një makth të vërtetë për këdo që kalon në të. Por pasojat më të mëdha biejnë mbi banorët e fshatrave të disa njësive administrative në Bashkinë Mirditë që duhet të kalojnë çdo ditë aty. Gropat e mëdha janë në të gjithë aksin, çedimet e karrexhatës janë të shumta, por në shumë vende ka shembje të trasesë së rrugës, duke e kthyer atë me një sens lëvizjeje. Drejtuesit mjeteve shprehen se paguajnë çdo detyrim për makinat e tyre ndaj shtetit, por ky i fundit i ka lënë në mëshirë të fatit. Sipas tyre, pushtetarët kujtohen për ta vetëm në fushata elektroale e më pas nuk duken më aty. Ata thanë se as pushteti vendor nuk po investon në infrastrukturën rrugore sidomos në fshatrat e Njësisë Administrative Kthellë apo Kurbnesh.
Ndërkohë banorët e fshatrave Perlat i Epërm dhe Perlat Qendër shprehen se po përballen me të tjera probleme, si me ujin e pijshëm, atë vaditës dhe energjinë elektrike. Sipas tyre Bashkia Mirditë nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Fshati Perlat Qendër ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por shumë larg pritshmërisë së banorëve për investime nga pushteti vendor.