Rruga që bashkon Klosin me rrugën e Arbrit drejt përfundimit

0

Rruga e Arbrit deri në fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit është drejt përfundimit s ai përket trasesë. Brenda pak ditësh pritet që aksi që do të lidhë rrugën e Arbrit me rrugën nacionale Klos – Bulqizë të asfaltohet.

Kompania që po ndërton këtë vepër madhore për verilindjen, po kryen proceset e fundit të veprave të artit nga vendi quajtur “Mani i Zi” deri tek ura njëkalimëshe në afërsi të rrugës nacionale.

Puna për zgjerimin e aksit ekzistues dhe hapjen e segmenteve të reja ka nisur prej muajsh. Tashmë kjo do të jetë rruga e vetme lidhëse e Matit me rrugën e Arbrit s ai përket njësive brenda luginës për të dy bashkitë Klos e Mat.

Sa kaq ende nuk ka të dhëna se kur do të nisë puna për ndërtimin e urës së re pasi ajo ekzistuese është e pamjaftueshme për lëvizjen e automjeteve në të dy drejtimet njëherësh.

Po ashtu, nuk ka informacion se në cilën anë të urës ekzistuese do të ndërtohet ura e re. Burime thanë se janë dy opsione që të ndërtohet në anën lindore apo perëndimore. Megjithatë, kjo mbetet për tu parë kur puna të nisë në terren.

Nga ana tjetër, në seancën e sotme plenare, ishte vetë Kryeministri Edi Rama që deklaroi se rruga e Arbrit do të hapet me datë 29 Nëntor të këtij viti.